Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet sot edicioni i Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver
English

Hapet sot edicioni i Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver

Vankuver, 12 shkurt, NOA - Hapen sot zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore në Vankuver të Kanadasë dhe në mesin e atyre që mbajnë flakën olimpike, do të jetë vetë guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger. Sipas të dhënave zyrtare të këtij edicioni, janë mbi 5000 atletë nga 80 vende të botës, të cilët pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zgjasin 17 ditë.

Ndërkaq, duket se ato kanë nisur me një imazh negativ, pasi 30 atletë pjesëmarrës kanë rezultuar pak ditë më parë të jenë pozitivë për përdorim drogash gjatë analizave teste që u ndërmorën ndaj tyre në prag të këtyre Lojërave Olimpike Dimërore.

Lidhur me një fakt të tillë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se 30 atletë nuk do të garojnë në këtë edicion, ndërsa po kontrollohen mbi 800 atletë, ndërsa 2000 analiza të tjera do të bëhen gjatë zhvillimit të Lojërave.

n.e/NOA

KOMENTE