Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-oficeri i policisë goditet nga personat që arrestoi dikur
English

Ish-oficeri i policisë goditet nga personat që arrestoi dikur

Korçë, 12 shkurt, NOA - Gjatë kohës kur ka qenë oficer policie, pati arrestuar dy persona për mbajtje të lëndëve narkotike dhe duket se ky i fundit ia ka mbajtur këtë gjë "vath në vesh". Prandaj i ka zënë pritën kur kthehej në shtëpi dhe e ka goditur me mjete të forta, si për t'i kujtuar atë që i bëri dikur. Bëhet fjalë për një akt dhune të ndërmarrë ndaj 34-vjeçarit, Dashnor Karanxha, lindur në Pogradec dhe banues në Korçë, tashmë i liruar nga detyra e oficerit të policisë.

Mësohet se ai është goditur nga 25-vjeçari Alban Berberi dhe 20-vjeçari Kledjon Berberi, të dy të dënuar për mbajtje të lëndëve narkotike.

Ata i kanë zënë pusi në hyrjen e pallatit ish-oficerit dhe i kanë shkaktuar atij disa goditje, por pa rrezik për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor po kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Goditjes për shkak të detyrës në bashkepunim", parashikuar nga neni 237 dhe 25 I Kodit Penal në ngarkim të dy personave Berberi.

n.e/NOA

KOMENTE