Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbushet një muaj nga tërmeti fatal, Haiti sot në zi kombëtare
English

Mbushet një muaj nga tërmeti fatal, Haiti sot në zi kombëtare

Porto Prince, 12 shkurt, NOA - Sot mbushet plot një muaj që nga dita kur ishulli i varfër i Haitit u prek nga një tërmet fatal, nga i cili shënuan mbi 230 mijë të vdekur dhe mëse 3 milionë persona të prekur.

Për këtë arsye, qeveria e Haitit ka shpallur një ditë zie kombëtare në përkujtim të ditës së rëndë për këtë vend, e cila shkaktoi një shkatërrim të madh për qytetarët e tij.

Bëhet me dijeni se ceremonia madhështore përkujtimore që do të zhvillohet në kryeqytetin Porto Prince të Haitit do të transmetohet drejtpërdrejt në radio dhe televizion.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian planifikon një mision ushtarak për mbi një milion të pastrehët, për të ngritur vendstrehime që nevojiten urgjentisht, ndërsa ka premtuar 420 milionë euro.

n.e/NOA

KOMENTE