Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngiste makinën në gjendje të dehur, aksidenton policin rrugor
English

Ngiste makinën në gjendje të dehur, aksidenton policin rrugor

Durrës, 12 shkurt, NOA- Forcat e rendit në Durrës kanë bërë të mundur arrestimin e personit që aksidenti me makinë kolegun e tyre të policisë rrugore. Sipas njoftimit të policisë, 36 vjeçari Afrim Byberi, duke ngarë automjetin e tij në gjendje të dehur ka përplasur efektivin e policisë rrugore, K.A në autostradën, Tiranë-Durrës.

Sipas policisë së Durrësit, Byberi ka qenë dhe më pari i dënuar për vrasje nga pakujdesia. "Më datë 11 shkurt, rreth orës 16.20, në segmentin rrugor Tiranë - Durrës, në vendin e quajtur Koxhas, në kohën kur drejtonte nën efektin e alkoolit fuoristraden me targa TR 2609 S, Byberi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka aksidentuar Punonjësin e Policisë Rrugore", thuhet nga policia e Durrësit.

Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes, rezultoi se në momentin e aksidentit punonjësi i policisë, ka qenë duke kontrolluar dokumentacionin e një tjetër automjeti. Pas mjekimeve të marra në Spitalin e Durrësit është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

xh/NOA

KOMENTE