Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Ekspres , arrestohen dy persona me 13 kg cannabis dhe armë
English

Operacioni "Ekspres", arrestohen dy persona me 13 kg cannabis dhe armë

Fier, 12 shkurt, NOA- Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Lajmi konfirmohet nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier. Nga operacioni i koduar me emrin "Expres" ranë në pranga, Ermal Mihali dhe Armelin Selimi, banues në fshatin Mertish të Lushnjës.

Sipas policisë "arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur fshati Këmishtaj, ndërsa po transportonin nga fshati Mërtish i rrethit Lushnjë për në drejtim të qytetit të Lushnjës, një sasi lende e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kg".

Pas kontrollit të banesës së Armelin Semini, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike me peshe 12 kg, si dhe një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Policia bënë të ditur se në cilësine e provës materiale janë sekuestruar, 2 telefona celulare, një motor, sasia prej 13 kg lende e dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe arma e gjahut.

xh/NOA

KOMENTE