English

Pas një muaji gjendet trupi i të mbyturit në lumin Drino

Gjirokastër, 12 shkurt, NOA- Pas gati një muaji policia e Gjirokastrës ka arritur të gjej trupin e 47 vjeçarit, Thodhori Noni, në ujërat e lumit Drino. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Qarkut Gjirokastër, ku sqarohet se Nonit nuk i është gjetur asnjë shenj dhunë në trup. Nisur dhe na fakti se Noni vuante nga depresioni, policia shton se shtetasi është vetmbytur pasi vuante nga depresioni.

Policia e Gjirokastrës jep dhe detaje mbi marrjen e informacioni dhe bërjen e ekspertizës. Sipas saj informimi për gjetjen e kufomës është bërë nga "telefonata e një shtetas i cili po peshkonte në lumin Drino, se në lumë në hyrje të qytetit Gjirokastër dyshohet se është një kufomë në ujë".

Shtetasi Thodhori Noni , nga fshati Terihat, sipas policisë dyshohej si i vetmbytur që prej datës 16.01.2010, në lumin Drino. Forcat e policisë dhe familjarët gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë kërkime në lumin Drino por dhe në fushat përreth për të shuar çdo dyshim se mund mos ishte mbytur.

"Me ndihmën edhe të repartit zjarrëfikës trupi është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër ku pas ekspertizës së bërë ka rezultuar se nuk janë konstatuar shenja dhune në trup , por shtetasi Thodhori Noni është vetmbytur si pasojë e gjendjes depresive që ai kalonte. Edhe nga familjarët nuk pati asnjë pretendim në përfundim të veprimeve në morgun e spitalit", thuhet ne komunikatën e policisë së Gjirokastrës.

xh/NOA

KOMENTE