English

Rrjeti i organizatave shqiptare: Mbrojmë Albin Kurtin

Prishtinë, 12 shkurt, NOA - Rrjeti i organizatave shqiptare ka lëshuar një deklaratë publike në mbrojtje të kreut të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, nga akuzat për demonstratën e organizuar tre vjet më parë në Kosovë. "Tre vjet pas vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve në demostratën e 10 shkurtit 2007 të Lëvizjes Vetëvendosje, në bankën e të akuzuarve për këtë krim po vihet Albin Kurti, kryetari i kësaj organizate. Tashmë shumëkush e ka të qartë se përgjegjësia për këtë krim qëndron tjetërkund, te policia e UNMIK-ut, që në bashkëpunim me SHPK dhe qeverinë e Kosovës, kërkonin të ndalnin protestat popullore", thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se përfaqësuesit e organizatave shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, gjykojmë se vazhdimi i gjyqit kundër Kurtit nga ana e EULEX-it është një përpjekje për të penguar vënien e drejtësisë për krimin, në mënyrë që shkaktarët e vërtetë të mos dënohen asnjëherë dhe për të goditur edhe njëherë Lëvizjen Vetëvendosje, e cila është kundërshtare e zbatimit të Planit Ahtisari dhe e mandatit aktual të EULEX-it.

"Ne me keqardhje vërejmë se EULEX-i me këtë gjyq politik po vazhdon rrugën e nisur nga UNMIK-u dhe duke qenë vetë palë në konflikt me Lëvizjen Vetëvendosje! nuk mund të garantojë një gjykim të paanshëm dhe të drejtë", thuhet në këtë deklaratë.

n.e/NOA

KOMENTE