Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Torturoi deri në vdekje fierakun, vjen nga Holanda me pranga
English

Torturoi deri në vdekje fierakun, vjen nga Holanda me pranga

Më shumë foto, te Galeria

Interpol Tirana ekstradon nga Holanda të kërkuarin Fredi Aliaj, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Çfarë ndodhi në orët e frikshme të 26-27 janarit 2004

Tiranë, 12 Shkurt NOA Update - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana konfirmoi para pak minutash se pasdreken e sotme u krye ekstradimi nga kryeqyteti i Holandës, Amsterdam, drejt vendit tonë i të riut fierak 30-vjeçar Fredi Ali Aliaj që ju shihni në këtë foto të para pak minutave gjatë mbërritjes në Rinas.

Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë të ditur për agjencinë NOA se me vendimin nr 50, datë 01.11.2007, e ka dënuar shtetasin Fredi Aliaj me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, parashikuar nga nenet 79 gërma (e) dhe 25, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në datat 26 janar 2004 - 27 janar 2004, shtetasit Fredi Aliaj, Sokol Aliaj, Ismet Boriçi etj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë në qytetin e Durrësit duke rrahur me mjete të forta dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore shtetasin Robert Mitro, i cili ka qenë banor i qytetit të Fierit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Hagë në datën 09.10.2008, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Fredi Aliaj.

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas Fredi Aliaj i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Çfarë ndodhi në orët e frikshme të 26-27 janarit 2004

Gjithçka ka ndodhur natën duke gdhirë data 27 janar 2004. Robert Mitro u ekzekutua me levë në apartamentin e tij në Plazhin e Durrësit dhe më pas u mbyll në bagazhin e një makine, ku u gjet në mëngjes nga disa kalimtarë.

Më datë 27.01.2004, ora 05.45, Lorena Mitre ka denoncuar se në mbrëmje, dy shtetas i kane rrëmbyer bashkëshortin Robert Mitro.

Po atë ditë, ora 08.30, në lagjen nr.13 Plazh, afër urës së "Dajlanit" në breg të detit, në bagazhin e mjetit të braktisur "Benz" FR7351B është gjetur i vrare me mjete të forta shtetasi Robert Llazar Mitre, banues në lagjen "Apollonia" Fier.

Nga veprimet e kryera rezultoi se Roberti është vrare ne katin e pestë të një banese 8 katesh ne këtë lagje.

Lidhur me këtë ngjarje me 28.01.2004, ora 08.00, u arrestua shtetasi Arben Xhelal Goga, 40 vjeç, lindur e banues ne Fier, me arsim te larte pronar i një magazine duralumini.

Policia u shpreh atëherë se "në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti i krimit".

Ndërkohë, pas krimit, ishin shpallur në kërkim edhe pesë të tjerë, mes tyre Ismet Boriçi, i dyshuar si autor material i krimit. Të shpallurit në kërkim janë Ismet Boriçi, Alfred Aliaj, Sokol Aliaj, Bexhet Hoxha, dhe Platon Pepa.

"Strumbullari" i krimit duket se është Bexhet Hoxha, babai i vajzës me të cilën viktima kishte marrëdhënie.

Robert Mitro, 37 vjeç, lindur e banues në lagjen "16 Prilli" të Fierit punonte si elektriçist dhe hidraulik.

Ndonëse marrëdhëniet e viktimës me Ismet Boriçin, i cili dyshohet si autori i krimit, ende nuk janë zbardhur plotësisht, vrasja është kryer në një apartament që i përket Boriçit. Shkak i vrasjes ishte bërë marrëdhënia e viktimës me Daniela Hoxha, 17 vjeçe, lindur e banues në Fier.

Autorët e krimit kanë përdorur vajzën si karrem për të futur në kthetra viktimën Mitro duke i thënë merre në celular. Viktima pa ditur se çfarë po luhej, ka shkuar si gjithmonë tek mikesha e tij.

Burimet policore pohuan gjithashtu se në katin e pallatit ku ndodhi vrasja një person ka dëgjuar zhurma të dyshimta dhe për këtë kishte njoftuar policinë e Durrësit e cila ka shkuar në vëndin e ngjarjes por pa sukses për parandalimin dhe kapjen në flagrancë.

Robert Mitro duket se e kishte parë vdekjen me sy, dhe kjo nga mënyra sesi ishte kryer vrasja. Mitro ishte rrahur me mjete të forta, leva hekuri dhe sëpatë.

Sipas burimeve policore, ai kishte në këmbë, edhe tre plagë nga plumbat e një pistolete. Goditja e fundit i ka ardhur nga një sëpatë e vogël në kokë, që kishte qenë vdekjeprurëse.

e.r/NOA

KOMENTE