Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyrtarizohet Emirates si sponsor i Milanit
English

Zyrtarizohet Emirates si sponsor i Milanit

Milano, 12 Shkurt NOA - Ka ardhur dhe zyrtarizimi i agjensisë ajrore "Emirates", si sponsori më i ri i ekipit të Milanit. Logoja e kësaj kompanie do të jetë e pranishme në bluzën e Milanit deri më 30 qershor të vitit 2015, kjo pasi kontratat që është nënshkruar ka qenë me afat pesëvjeçar.

Për këtë gjë është shprehur dhe drejtori i përgjithshëm i klubit kuq e zi, Adriano Galiani i cili deklaroi se kjo marrëveshje ishte mjaft e rëndësishme për klubin e tyre dhe theksoi se do të jetë një sponsor i thjeshtë si të gjithë të tjerët, ku me këtë gjë ai ka patur si synim të përgënjeshtronte një interes të mundshëm të sheikëve në aksionet e klubit dhe në stadiumin e tyre.

"Është një marrëveshje e cila do të na ndihmojë të mbajmë yjet e ekipit tonë dhe gjithashtu për të marrë pse jo dhe shumë të tjerë të tillë", - deklaroi Galiani duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e kësaj kontrate.

Emirates kështu duke u bërë sponsori më i ri i Milanit do të bëjë të mundur që ky ekip të marrë pjesë dhe në "Kupën Emirates", e cila luhet më 31 korrik dhe 1 gusht ku kuq e zinjtë do të zhvillojnë këtë tournament së bashku me Arsenalit dhe dy ekipe të tjera.

r.b/NOA

KOMENTE