Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bill Klinton: Operacioni më bëri mirë, gati të kthehem në punë
English

Bill Klinton: Operacioni më bëri mirë, gati të kthehem në punë

Nju Jork, 13 shkurt, NOA - Ndërhyrja kirurgjikale e dy ditëve më parë në arteriet koronare të zemrës, duket se i ka bërë mjaft mirë ish-presidentit amerikan Bill Klinton, i cili ka deklaruar se ndihet aq mirë, saqë është gati të rikthehet që të nesërmen në punë.

Një pohim të tillë ai e ka bërë vetëm dy ditë pasi u shtrua me urgjencë në një spital të Nju-Jorkut nga shqetësimet që nisi që ndiente në gjoks.

Bëhej fjalë për bllokimin e arterieve koronare, të cilat u zhbllokuan pas një operacioni ku doktorët i vendosën dy tuba për t'i mbajtur të hapura ato, në mënyrë që gjaku të qarkullonte lirisht.

Tashmë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara paraqitet mirë me shëndet dhe madje ka thënë se do të paraqitet menjëherë në punë.

Ndërkaq, të mos harrojmë se një ndërhyrje të tillë kirurgjikale për zemrën, ai i është nënshtruar edhe në vitin 2004 dhe ia ka hedhur edhe atëherë shumë shpejt.

n.e/NOA

KOMENTE