English

Femra, meshkujt ju pëlqejnë më shumë me intime të zeza

Romë, 13 shkurt, NOA - Ashtu siç triumfon në veshjet e ballove dhe të rasteve të veçanta për fustanet e femrave, ngjyra e zezë duket se mbetet e preferuara edhe në veshjet e tyre intime. Ndërkaq, të nisura ndoshta nga festa si Krishtlindjet apo Shën-Valentini, shumë femra mendojnë se veshjet e tyre intime me ngjyrë të kuqe u sjellin fat, por edhe tërheqje ndaj partnerit. Por duhet ta dinë se e kanë gabim zgjedhjen e tyre, pasi meshkujt sipas rezultateve të një hulumtimi të fundit janë më shumë të tërhequr ndaj të brendshmeve të zeza tek femrat.

Ekspertët që kanë kryer sondazhin në fjalë, kanë zbuluar sesi 60 % e meshkujve në të gjithë botën e shohin femrën më seksi kur ajo ka të brendshme të zeza, gati 30-40 % pëlqejnë të bardhat, ndërsa e sigurt është që 10 % e tyre i kanë inat femrat me të brendshmet ngjyrë bezhë.

n.e/NOA

KOMENTE