Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekti/ Koha e punës 21 orë në javë, për më shumë cilësi jete
English

Projekti/ Koha e punës 21 orë në javë, për më shumë cilësi jete

Londër, 13 shkurt, NOA - Megjithëse njerëzit do të fitojnë më pak para, ata do të jetojnë më mirë po të punojnë vetëm 21 orë në javë. Ky është projekti në sirtarët e Bashkimit Evropian për të realizuar një normë ligjore pune vetëm prej 21 orësh në javë për punonjësit. Një gjë e tillë sipas ekspertëve, do të shkaktonte një cilësi mjaft të mirë jetese tek ta, sidomos tek ata të cilëve puna u është kthyer në një frustrim dhe stres jetësor, duke i bërë të humbasin sensacionet e bukura të kohës jashtë punës.

Sipas projektit në fjalë, shkurtimi i orëve të punës brenda një jave duhet të shkojë në 21 orë, nga 35 të tilla që janë deri tani.

Kjo do të ndikojë sipas hartuesve të tij në rritjen e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Në këtë përfundim ka dalë fondacioni "Neu Economics", sipas të cilit madje do të ketë dhe një zbutje të papunësisë, megjithëse njerëzit do të fitojnë më pak para.

Kjo shihet edhe si një mënyrë për të përkrahur punët vullnetare prej njerëzve, si edhe kryerjen e shumë detyrave qytetare, familjare etj, të cilat shumë njerëz i harrojnë për shkak të impenjimeve të mëdha që kanë prej punës.

n.e/NOA

KOMENTE