Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reshjet shtojnë prurjet në HEC-e, rritet prodhimi i energjisë
English

Reshjet shtojnë prurjet në HEC-e, rritet prodhimi i energjisë

Fierzë, 13 shkurt, NOA - Reshjet e shtuara të orëve të fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të prurjeve të ujit në kaskadat e hidrocentraleve. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burime zyrtare të ministrisë së Energjetikës, sipas të cilave, edhe prodhimi i energjisë elektrike ka shënuar një rritje të tij në hidrocentralet e vendit për shkak të reshjeve të shtuara. Kështu, bëhet me dijeni se dje prodhimi total i energjisë elektrike në vend kapi kuotën e 25.177 milonë kilovat/orëve, nga të cilat 7.8 milionë kilovat/orë ishin të destinuara për eksportim.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se prurjet në Fierzë llogariten 287.24 m3 ujë/sek, ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 171.05 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave.

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.33 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.

n.e/NOA

KOMENTE