Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikuperohet Lavezzi, do të jetë në sfidën me Interin
English

Rikuperohet Lavezzi, do të jetë në sfidën me Interin

Napoli, 12 Shkurt NOA - Vijnë lajme mjaft të mira për ekipin e Napolit ku tashmë në radhët e ekipit është rikthyer dhe lojtari argjentinas Lavezzi i cili po pritej me padurim nga tifozët e skuadrës.

Tashmë mund të themi se lojtari është rikuperuar plotësisht. Ai ka marrë pjesë rregullisht në seancën stërvitore të ekipit dhe ka konsistuar më shumë në ushtrimet fizike pasi kërkon që të rikuperojë atë ritëm loje i cili i mungon prej kohësh.

Për këtë arsye dhe duke parë që lojtari ka një kohë të gjatë që nuk luan, ndeshja e tij në sfidën me Interin, mund të nisë nga pankina por gjithçka mund të ndodhë dhe trajneri i tij Valter Mazzari mund të nisë që nga minuta e parë me argjentinasin duke parë dëshirën e tij në stërvitje ku ka luftuar për një vend si titullar.

Për ndeshjen e mbrëmjes në fundjavë me zikaltërit është shprehur dhe Gargano i cili ka deklaruar se ekipi i Interit nuk është i pathyeshëm dhe ai shpreson që Napoli i tij të arrijë të marrë një fitore në këtë ndeshje.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të jemi në pritje të kësaj supersfide ku tashmë i gjithë stadiumi i Napolit pritet të jetë i mbushur plot e përplot pasi të gjitha biletat e kësaj sfide janë shitur.

r.b/NOA

KOMENTE