Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë
English

Topi: Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë

Më shumë foto, te Galeria

Tiranë, 13 shkurt, NOA FOTO UPDATE - Arritja më e madhe për presidentin e Republikës është fakti që palët u ulën në bisedime.

Në një konferencë për shtyp që dha kreu i shtetit, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Berisha dhe kryetari e PS-së, Rama, theksoi se do të ketë negociata të mëtejshme mes palëve.

Por nga ana tjetër, Presidenti Topi u shpreh se opinioni dhe palët duhet ët kuptojnë se nuk mund të ketë zgjidhje ekstreme në favor të njërës palë.

"Dëshiroj të falënderoj kryeministrin dhe kryetarin e opozitës për respektimin thirrjes për të ardhur në tryezë në vijim dhe në respekt të Rezolutës së fundit të Asamblesë parlamentare te KE. Bisedimet ishin të hapura pa komplekse të aktorëve kryesorë, të cilët diskutuan për opsionet e tyre dhe dhanë një element të rëndësishëm që tryezën e dialogut që ai të vazhdoj", u shpreh Topi

Ai ka shtuar se në diskutim palët u janë referuan pikave të Rezolutës së KE-së duke shprehur dhe qëndrimet e tyre dhe interpretimet.

Duke komentuar mundësin e zgjidhjes së një situatës politike, Topi u shpreh se "mendjet racionale duhet të kuptojnë që është realizuar një moment shumë i rëndësishëm i demokracisë, vendosja e dialogut"

Topi gjithashtu falënderuar partnerët ndërkombëtarë, KE, përfaqësuesit e BE dhe SHBA që kontribuan për realizimin e tryezës së sotme. "Unë besoj se momenti më pozitiv i ditës së sotme është predispozicioni për tu ulur në tryezë", tha ai.

Nga ana tjetër kreu i shtetit ka shtuar se palët kanë rëndë dakord që të jetë ai institucioni që do të gjej rrugën për të dalë nga situata.

"Ramë dakord që Presidenti jetë një eksproler dhe të kërkojë konvergjencën e pikave ku palët mund të gjejnë gjuhën dhe palët mund të bashkëpunojnë", tha Topi.

xh/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Berisha: Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat

Rama: Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi

Negociatat, Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet

KOMENTE