Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tryeza në Presidencë, fjala e plotë e Ramës, Berishës dhe Topit
English

Tryeza në Presidencë, fjala e plotë e Ramës, Berishës dhe Topit

Më shumë foto, te Galeria

Tiranë, 13 Shkurt NOA - Ajo që shumëpritej u bë, por sa u arrit në një kompromis, kjo dihej që më parë se s'kishte shumë gjasa. Kështu ndodhi sot: Topi mblodhi dy palët, Ramën dhe Berishën dhe në fund pohoi se e rëndësishme është që u ulën të gjithë bashkë; Berisha sqaroi se nuk bëhet fjalë të ketë ndërhyrje mbi vendimet e gjykatave, duke kërkuar sikundër theksoi, thjesht respektim të Rezolutës së Këshillit të Evropës, kurse Rama, përsëriti deklaratat e përditshme, për hapje kutish, si kusht për tryezën me Berishën.

Në këtë pikë, duket se çdo gjë ka ngecur, për të mos thënë se ka hyrë në një rreth vicioz.

Tryeza te Topi, fjala e plotë e Ramës

"E sqarova zotin Berisha se ne nuk kemi punë as me vendimet e gjykatave dhe as me ndonjë përpjekje për të përmbysur rezultatin e nxjerrë në rrugë ligjore përmes hetimit parlamentar. Ne duam vetëm të bëjmë autopsinë e zgjedhjeve të vdekura që zgjedhjet e ardhshme të mos vdesin më nga e njëjta sëmundje", - kështu deklaroi z. Rama pas përfundimit të takimit treorësh.

Këtu gjeni detajet e tjera të deklaratave të Edi Ramës.

***

Tryeza te Topi, fjala e plotë e Berishës

Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha, duke folur dhe ai për publikun sqaroi se qeveria nuk do të ulet përballë kërkesës së përsëritur të Ramës për hapje kutish.

Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshme, me kërkesë të PS, 512 votat e komunës Rushdije vetëm pse fletët e votimit nuk kishin dy vula. Unë nuk kam akuzuar zotin Rama se më grabiti mandatin për Rushdijen. Jo! Mandati iu mor Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit dhe unë e kam pranuar këtë vendim", - ishte një ndër faktet që solli ndërmend Berisha.

Këtu gjendet fjala e plotë e Berishës

***

Tryeza te Topi, fjala e plotë e Topit

Për negociatat që vetë organizoi, foli dhe Presidenti i Republikës. Topi drejtoi sot tryezën politike të bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës. Në takim, palët u përfaqësuan me kryeministrin dhe kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi dhe nga kampi i majtë nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi.

"Duhet të jemi koshientë që i gjithë "background"-i i këtyre marrëdhënieve, në një kontekst të caktuar, patjetër që nuk bënë që biseda, apo dialogu të dalë në përfundime ekstremisht pozitive", - paralajmëroi Topi.

Kurse shtoi se megjithatë, "mendjet racionale duhet të kuptojnë që është realizuar një moment shumë i rëndësishëm i demokracisë: rifillimi i një komunikimi të drejtpërdrejtë, jo nga distancat, por në tavolinë, sepse ne kemi shembuj shumë pozitivë se si aktorët politikë edhe në të kaluarën kanë realizuar komunikime dhe vendimmarrje shumë të rëndësishme".

Këtu mund të lexoni edhe deklaratën e plotë e Topit.

Presidenti pohoi se gjithsesi, "ne sot ramë dakord që Presidenti të vazhdojë, të kërkojë pikat ku palët mund të gjejnë gjuhën". e.n/e.r/NOA

Reagimi ndërkombëtar: Zv/presidentja e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend

KOMENTE