Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tryeza te Topi, fjala e plotë e Berishës
English

Tryeza te Topi, fjala e plotë e Berishës

"Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshme, me kërkesë të PS, 512 votat e komunës Rushdije vetëm pse fletët e votimit nuk kishin dy vula. Unë nuk kam akuzuar zotin Rama se më grabiti mandatin për Rushdijen. Jo! Mandati iu mor Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit dhe unë e kam pranuar këtë vendim"

Tiranë, 13 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha pas tryezës së mbajtur në Presidencë, foli për publikun duke pohuar se qeveria nuk do të ulet përballë kërkesës së përsëritur të Ramës për hapje kutish.

Më poshtë ndiqni të zbardhur të plotë deklarimin e Berishës:

"Dua të falënderoj Presidentin e Republikës për ftesën dhe të shpreh bindjen time se tryeza e thirrur nga ai ishte një përpjekje pozitive dhe serioze. Aty ne patëm një shkëmbim të hapur të mendimeve dhe pikëpamjeve. Ne ramë dakord që Presidenti i Republikës të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë e konvergjencave për çështje bazuar në Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR -it. Sikundër ne jemi dakord për të plotësuar të gjitha kërkesat e Rezolutës Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportit përfundimtar të OSBE / ODIHR -it mbi zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat janë vlerësuar nga 510 vëzhgues ndërkombëtarë si zgjedhjet që plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në të cilat nuk pati asnjë provë për manipulim të rezultatit apo numërim të parregullt.

Po në këtë konteskt, në kuadër të rezolutës së KiE dhe raportit përfundimtar të OSBE / ODIHR -it, koalicioni qeveritar i ofron zotit Rama dhe opozitës që të hartojë të gjitha amendamentet për adresimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve të tyre dhe mazhoranca do t'i votojë ato.

Sikundër jemi të gatshëm të ngrejmë komisionin hetimor parlamentar që në seancën e ardhshme, ku opozita të ketë shumicën në të gjitha votimet në këtë komision, përmes tërheqjes së dy anëtarëve tanë nga kuorumi i tij.

Gjithashtu, unë garantova Presidentin e Republikës dhe zotin Edi Rama se ne jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme, për të gjitha çështjet zgjedhore, bilaterale, pra mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Në këtë kontekst, unë i propozova zotit Rama të listojë të gjitha çështjet dhe problemet që ekzistojnë mes mazhorancës dhe opozitës, mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe ne do t'i trajtojmë ato në mënyrën me serioze dhe më konstruktive.

Natyrisht, unë nuk mund të trajtoj problemet zgjedhore që PS ka me Gjykatën e Apelit, sikundër unë nuk kërkoj trajtimin nga ne të dy të problemeve zgjedhore që Partia Demokratike ka me Gjykatën e Apelit. Problemet me vendimet gjykatave nuk janë probleme midis partive, por janë çështje që secila prej partive ka me pushtetin gjyqësor dhe vendimet e tij. Ju e dini se për Partinë Demokratike, në mënyrë të përsëritur, Gjykata e Apelit dhe Kolegji Zgjedhor kanë dhënë vendime të disfavorshme, madje edhe në zgjedhjet e fundit. Por unë nuk i kam bërë asnjëherë ato probleme ndërpartiake, sepse ato kanë qenë probleme midis Partisë Demokratike dhe pushtetit gjyqësor, vendimet e të cilit kemi qenë dhe jemi të detyruar t'i pranojmë. E njëjta gjë vlen edhe për Partinë Socialiste.

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë jo vetëm kërkesën e zotit Rama për rinumërim të votave në disa zona, por ajo ka hedhur poshtë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërim në distriktin e Fierit, sepse bazuar në nenin 116 të kodit elektoral, i cili sanksionon se rinumërimi i votave mund te behet vetëm në raste kur ka kundërshtime gjatë procesit të numërimi të tyre, gjykata konkludoi se nuk mund të ketë rinumërim të votave pa kundërshtime gjatë numërimit të tyre.

Përveç kësaj, Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshme, me kërkesë të PS, 512 votat e komunës Rushdije vetëm pse fletët e votimit nuk kishin dy vula, por vetëm një ( për arsye se njërën vulë e mori komisioneri i Partisë Socialiste dhe u largua nga Qendra e Votimit gjithë ditën).

Dhe në këtë mënyrë i dha mandatin Partisë Socialiste.

Natyrisht këtë vendim PS e pranon por ajo nuk pranon vendimin tjetër me të cilin Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e saj për rinumërim të votave.

Unë nuk kam akuzuar zotin Rama se më grabiti mandatin për Rushdijen. Jo! Mandati iu mor Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit dhe unë e kam pranuar këtë vendim.

Çështje të cilat Partisë Socialiste ia ka hedhur poshtë gjykata janë çështje mes saj dhe pushtetit gjyqësor dhe jo mes saj dhe Partisë Demokratike.

Duke respektuar këto parime mendoj se çdo çështje tjetër mund të zgjidhet.

Unë dua të siguroj qytetarët shqiptarë se ne mbetemi të vendosur të japim të gjithë ndihmesën tonë për një rezultat pozitiv të dialogut", - përfundoi deklarata e Berishës pas tryezës me Ramën te Topi.

e.r/NOA

KOMENTE