Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhen pikat e memorandumit të PS-së në tryezën e Topit
English

Zbardhen pikat e memorandumit të PS-së në tryezën e Topit

Tiranë, 13 shkurt, NOA Update- "Qeveria nuk mund të përcaktoj objektin e hetimit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet". Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste i formuluar në memorandumin e dërguar në Presidencë.

Memorandumi është një përmbledhje e gjithë qëndrimeve të mëparshme të selisë rozë në lidhje me zgjedhjet. Agjencia NOA ka arritur të sigurojë të plotë dokumentin e PS-së i cili veç Presidentit u është dorëzuar dhe ambasadorëve kryesor në vend, ambasadorit të SHBA Xhon Withers, ambasadorit të KE Helmut Lohan, ambasadorit spanjoll Manuel Motobio dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha.

"Kjo krizë i ka rrënjët në deformimin e votës së popullit dhe imponimin e paligjshëm të procesit të votës së popullit", thuhet në dokumentin e Partisë Socialiste që i është dorëzuar sot Presidenti të Republikës, Bamir Topi.

Gjithashtu, në këtë dokument kërkohet dhe hetimi i zgjedhje dhe garantimi i bazës ligjore për transparencë dhe në zgjedhjet e ardhshme.

"Në të gjithë këtë proces ne kemi qenë qysh në krye të herës për dialog dhe për zgjidhje që vjen nga tryeza e bisedimit dhe e mirëkuptimit. Ky mirëkuptimi mund të gjendet duke punuar bashkarisht që hetimi i zgjedhjeve të shkuara është një parakusht për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në të ardhmen", shkruan në memorandumin e PS.

Në dokumentin e Partisë Socialiste thuhet se pengimi i së drejtës për të hetuar përbën një shkelje kushtuese. "Komisioni Hetimor i kërkuar nga opozita ka qëllim të hetimit të saj rishqyrtimin e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor, vend i cili është përfundimtar dhe i formës së prerë", thuhet në dokumentin e PS-së.

Memorandumi i PS-së pranon dhe riskun që ka vendi për destabilizim duke ju referuar rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së.

xh/NOA

KOMENTE