Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/presidentja e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend
English

Zv/presidentja e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend

Më shumë foto, te Galeria

"Partia e opozitës shqiptare të kthehet në Parlament dhe të bashkëpunojë me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të mund të garantohen reformat e nevojshme për Shqipërinë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian"

Bruksel, 13 Shkurt NOA - Një tjetër apel i fortë ndërkombëtar ndaj opozitës që të futet në Kuvend, erdhi sot vetëm pak orë pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve Rama-Berisha në selinë e Presidentit.

"Opozita të kthehet në Parlament dhe ajo të bashkëpunojë me Qeverinë", është thirrja e fortë që u lëshua para disa minutash nga Roberta Angelilli, zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian.

"Parlamenti Evropian, në rezolutën e miratuar ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe administrativ të procesit elektoral që u reflektua dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare", thekson Angelilli.

"Në të njëjtën kohë, selia e Straburgut ka kërkuar që opozita të mbyllë bojkotin e Parlamentit duke e ftuar të kryejë obligimin e përfaqësimit të zgjedhësve të saj në Parlament", ka theksuar më tej, Roberta Angelilli, duke folur sot mbi krizën politike në Shqipëri.

"Bashkohem me deklaratat e formuluara nga z. Joseph Daul, President i Grupit të Partive Popullore Europiane që ka kujtuar faktin se është shumë e rëndësishme të kihet parasysh që vëzhguesit ndërkombëtarë që morën pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të qershorit 2009, nuk evidentuan asnjë parregullsi në procesin zgjedhor", - ka vijuar më tej, Roberta Angelilli.

"Ajo që dua të them", - vijon Angelilli duke përmbyllur deklaratën e saj, është që partia e opozitës shqiptare të kthehet në Parlament dhe të bashkëpunojë me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të mund të garantohen reformat e nevojshme për Shqipërinë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian".

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Berisha: Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat

Rama: Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi

Negociatat, Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet

Topi: Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë

KOMENTE