Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal në Athinë, 12 fëmijë shqiptarë abuzohen seksualisht nga ish-polici grek
English

Skandal në Athinë, 12 fëmijë shqiptarë abuzohen seksualisht nga ish-polici grek

Ekskluzive NOA

Athinë, 14 Shkurt NOA - Për shumëkënd në Greqi sot është festa e Shën Valentinit kurse për një pedofil pervers grek në Athinë, është fundi i abuzimit të tij me plot 12 fëmijë shqiptarë, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe për shfrytëzimin edhe të disa të tjerëve.

Ngjarja që ka tronditur opsionin grek në kryeqytetin Athinë, ka precipituar për tre vjet rresht në rajonin Kato Patision, ku dhe 47 - vjeçari grek, një ish-polic emri i të cilit nuk u bë publik nga zyrtarët e policisë, u arrestua për katër akuza fillestare dhe dyshime për disa të tjera.

"Shtetasi grek 47-vjeçar akuzohet se në periudhë të vazhdueshme disa mujore, ka abuzuar me fëmijë shqiptarë të moshës nga 13 deri në 16 vjeç të cilët i detyronte të shihnin materiale me përmbajtje pornografike dhe më tej kryente me to vepra të turpshme dhe ushtronte terror psikologjik në mënyrë që ata të mos tregonin ato që ndodhnin dhe njëkohësisht u jepte sasi të hollash dhe sende e shërbime të tjera", bënë të ditur sot burime zyrtare nga Policia e Greqisë.

Oficerët e Nën-Divizioni për Mbrojtjen e Fëmijëve në Policinë e Greqisë në Athinë, konfirmuan se ish-polici 47-vjeçar përballet aktualisht me akuzat e "shfrytëzimit dhe fyerjes së dinjitetit seksual", "pornografinë e fëmijëve", "korruptimin e të miturve për qëllime homoseksuale" dhe "abuzim seksual me të mitur".

Nga hetimi, doli se 47-vjeçari i "peshkonte" fëmijët shqiptarë, që të gjithë nxënës në shkollat shtetërore greke të ciklit të ulët, duke i zënë "miq" ata në një internet-cafe e cila ndodhet në zonën e Kato Patision ku edhe banonin pedofili dhe të vegjlit shqiptarë me familjet e tyre.

"Në shënjestrën e 47-vjeçarit, ishin vetëm djem shqiptarë të mitur të cilët pasi zinte miqësi në internet-cafe, arrinte t'i mashtronte duke u dhënë abonim falas për periudha të ndryshme kohore në qendrën e internetit dhe më pas i ftonte në shtëpinë e tij aty afër dhe vinte në zbatim planin pervers", detajuan për agjencinë NOA, burime nga Policia e Sektorit për Mbrojtjen e të Miturve në Policinë e Greqisë që po i vazhdojnë hetimet.

Pasi i fuste në shtëpi dhe kishte fituar besimin e tyre, 47-vjeçari u servirte përmes televizorit, DVD me përmbajtje të fortë pornografike dhe në këtë fazë, shfrytëzonte trupin e djemve shqiptarë, duke abuzuar me ata seksualisht, duke kryer vepra të turpshme dhe marrëdhënie homoseksuale me ta, - bëhet e ditur gjithashtu nga hetimi policor.

Sakaq policia bën të ditur dhe detaje të tjera: Plot 14 vjet më parë, në vitin 1996, i dyshuari i arrestuar dje në Athinë, atëherë vetëm 33 vjeç, është larguar nga radhët e policisë në Janinë, pikërisht nën dyshimet për akte pedofilie që atëherë nuk përfunduan me dërgimin e ndonjë dosjeje penale në gjykatë.

Krahas këtyre akteve perverse, 47-vjeçari nuk mjaftohej me kaq. Policia e krimit elektronik zbuloi se ai kishte krijuar profilet në faqet e rrjeteve sociale si Facebook dhe duke folur me përdoruesit e mitur, krijonte njohje me ta dhe pasi fitonte besimin e tyre, i ftonte në shtëpi për të abuzuar seksualisht.

Ndërkohë në kompjuterët e tij, policia zbuloi shumë materiale pornografike me bazë fëmijët.

Policia tha se hetimi nisi pak javë më parë, kur një qytetar grek, banor i zonës së Kato Patision në Athinë, denoncoi se shihte 47-vjeçarin në Internet kafe të qëndronte dhe bisedonte vazhdimisht me djem të mitur.

Policia ka filluar kërkimin dhe këtë herë më e vendosur më në fund e arrestoi dhe dje pasdite prokuroria çoi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës dosjen me akuzat ndaj ish-policit, të cilit iu dha masa e sigurisë së arrestit me burg.

Nga ana tjetër, hetimi po vazhdon për të identifikuar dhe djem të tjerë shqiptarë që dyshohet të jenë shfrytëzuar nga pedofili që dikur mbante uniformën e policisë.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE