English

Bettega kritikon Mourinjon

Torino, 15 Shkurt NOA - Zëvendës drejtori i përgjithshëm i klubit të Juventusit, Roberto Bettega duket se nuk është dakort me deklarata e trajnerit të zikaltërve të Interit Jose Mourinjo.

Ai ka thënë se penalltia me të cilën Del Piero shënoi golin e fitores në ndeshjen me Xhenovën nuk ishte shumë e qartë, por theksoi se Mourinjo nuk ka asnjë të drejtë të komentojë episodet të cilat ndodhin në ndeshjet e tjera. Krahas saj ai i bëri komplimente Interit për pozicionin e parë në klasifikim por shtoi se tekniku i saj duhet të shohë vetëm punët brenda ekipit të tij dhe jo të merret me ato të të tjerve.

Bettega gjithashtu është shprehur mjaft i kënaqur nga kjo fitore dhe ai shpreson që kjo ti shërbejë ekipit të tij për një vazhdimësi në rezultatet pozitive të cilat Juventusit i mungonin prej kohësh.

r.b/NOA

KOMENTE