English

Hyseni: Kosova do të hyjë në BE para vitit 2020

Prishtinë, 15 shkurt, NOA - Kosova do të mund të pranohet në Bashkimit Evropian me të drejta të plota para vitit 2020. Një konfirmim të tillë e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, gjatë një interviste të dhënë për mediat austriake, ku është shprehur ndër të tjera edhe se pas deklarimit pro të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë priten njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.

Në vijim të këtij vendimi të GJND-së, që sipas Hysenit ka për të qenë me siguri pozitiv për Kosovën, ai pret një "presion miqësor ndaj këtyre shteteve nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian", duke përmendur si rast konkret Greqinë, e cila sipas tij po ecën në këtë drejtim.

Ndërsa lidhur me deklaratat e zyrtarëve serbë se pas vendimit të GJND-së do të ketë bisedime të reja për statusin e Kosovës, Hyseni ka thënë se Serbia po e humbë kot kohën e saj dhe të Kosovës.

Sipas Hysenit, Serbia nuk mund të bëjë lojë të dyfishtë ku nga njëra anë të kërkojë anëtarësim ne BE, ndërsa në anën tjetër të përpiqet të destabilizojë Ballkanit.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare, Serbia në Bruksel paraqitet shumë evropiane, ndërsa në Ballkan nuk është aspak e tillë.

n.e/NOA

KOMENTE