English

Ngjela, Ndoka dhe Zogaj sot takojnë Topin në Presidencë

Tiranë, 15 shkurt, NOA - Pas takimeve të ditëve të fundit që ka patur me përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, si edhe atë me dy liderët kryesorë politikë, Rama dhe Berisha, presidentin Topi sot e pret një takim i ri me politikanë të tjerë në vend. Bëhet fjalë për kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka; kryetarin e Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela si dhe politikanin Preç Zogaj, të cilët kanë caktuar që të kenë sot një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi në Presidencë.

Bëhet e ditur paraprakisht se takimi u kërkua nga vetë tre politikanët dhe se tema e bisedës pritet të jetë kriza politike në vend.

Dihet se ata tashmë i përkasin atij që quhet "Fronti opozitar" dhe se kundërshtojnë idenë e moshapjes së kutive të votimit nga kryeministri Berisha.

Në këtë pikëpamje, ata mbrojnë kërkesën për hapje kutish, të bërë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kërkojnë që Topi të ndërhyjë për një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE