Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të përndjekurit në protestë: Të hapen dosjet e ish-Sigurimit
English

Të përndjekurit në protestë: Të hapen dosjet e ish-Sigurimit

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Të përndjekurit politikë zhvilluan sot një protestë para godinës së Gjykatës Kushtetuese me thirrjet për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Sipas tyre, ka ardhur koha që të largohen nga sistemi i drejtësisë ish-hetuesit e regjimit komunist. Drejtuesit të protestës ishin përfaqësues të shoqatave të të përndjekurve politikë të cilët ngritën zërin për zbardhjen e krimeve të komunizmit si dhe zbulimin e varreve ku janë groposur të ekzekutuarit pa gjyq gjatë regjimit totalitar në Shqipëri.

Duke mos harruar as çështjen e dëmshpërblimit financiar sipas ligjit në fuqi, ata e konsideruan këtë si një gjë që duhet ta përfitojnë sa më parë për të kompensuar vuajtjet e shkaktuara diktatura komuniste.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin "Për Lustracionin", i paraqitur nga qeveria, i cili parashikonte hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe largimin nga postet publike të personave që kanë figuruar si zyrtarë të kohës së diktaturës që bashlëpunonin me të.

n.e/NOA

KOMENTE