English

Presidenti Topi niset sot drejt Kroacisë për një vizitë zyrtare

Zagreb, 17 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të udhëtojë gjatë ditës së sotme drejt Kroacisë në kuadrin e një vizite zyrtare në këtë vend. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Presidencës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave gjatë qëndrimin në Zagreb, Topi do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri kroat, Ivo Josipoviç.

Ky i fundit u zgjodh presidenti i ri i Kroacisë në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën pak javë më parë në këtë vend, kundër rivalit të tij kryesor, ish-presidentit të deriranishëm kroat, Stipe Mesiç.

Bëhet me dijeni se ndër të tjera, presidenti i Republikës, Bamir Topin, gjatë vizitës së tij ë Zagreb gjithashtu do të ketë takime bilaterale me homologë të tij nga rajoni, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Rajonale, Shtefan Fyle, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit amerikan, Xhejkob Lju.

n.e/NOA

KOMENTE