English

Gjendet foshnja shqiptare e rrëmbyer në Greqi, u mor në maternitet nga një greke

Athinë, 18 shkurt, NOA - Eshtë gjendur foshnja e porsalindur shqiptare, e cila u rrëmbye në orët e para të mëngjesit të sotëm nga materniteti i Athinës, prej personave të paidentifikuar.

Lajmi u konfirmua nga grupi hetimor i posaçëm grek, i cili pohoi se foshnja në fjalë ishte rrëmbyer nga një qytetare greke, e cila u kap në arrati e sipër.

Bëhet me dijeni më tej, se foshnja është e seksit femër dhe e çiftit Albert dhe Bruna Shyti, e rrëmbyer në orët e para të mëngjesit nga materniteti "Elena" i Athinës.

Rrëmbyesja u ndalua në një periferi të kryeqytetit grek, nga forca policie greke, të cilat kanë mbërritur në zonë, ndërsa po zhvillonin kërkime intensive.

n.e/NOA

KOMENTE