English

MotoGP, Lorenzo mungesë dhe në provat e Katarit

Spanjë, 18 Shkurt NOA - Për sa i përket pilotit Jorge Lorenzo i cili u dëmtua javën e kaluar dhe do të mungojë në provat e Sepang ai tashmë rrezikon prezencën e tij dhe në provat e fundit para fillimit të kampionatit të MotoGP të cilat do të zhvillohen në Sepang.

Kujtojmë që dëmtimi që mori ai ishte në krahë dhe u dëmtua gjatë provave që po bënte me një motocross ku për shkak të saj ai mund të mos marrë pjesë në testet e fundit në Katar të cilat janë në program më 18 dhe 19 mars.

Që pas këtij dëmtimi ai i është nënshtruar një kontrolli mjekësor në spitalin "General de Catalunya" ku edhe pse gjendja e tij vjen e përmirësohet, prezenca e tij në Katar mbetet në dyshim.

r.b/NOA

KOMENTE