English

Zhvillohet seanca kundër Rezart Taçit dhe dy truprojave

Tiranë, 18 Shkurt NOA - Procesi gjyqësor në ngarkim të Rezar Taçit, dhe dy truprojave të tij është shtyrë sot në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Shkak është bërë mungesa e një prokure e paraqitur nga dy të pandehurve Bledar Ilo dhe Irgen Selfo, e cila ishte firmosur nga të afërmit e tyre dhe jo nga ata vetë.

Gjatë seancës gjyqësore mbrojtësi i dy të pandehurve Arben Prifti i ka bërë me dije gjykatës se posedonte një prokurë të firmosur nga të afërmit e dy të pandehurve, ndërsa vetë ata nuk ndodheshin në kryeqytet.

Gjyqtari i çështjes, Petrit Çomo, nuk e ka pranuar justifikimin e nxjerr nga ana e mbrojtësit, duke shtyrë seancën për në datën 11 mars.

Gjykata kërkoi që mbrojtësi në seancën e radhës të pajiset me prokurën e firmosur nga vetë të pandehurit, ose ata të paraqiten vetë në seancë.

Seanca e sotme gjyqësore është e dyta që është shtyrë për shkak të mbrojtjes. Tre të pandehurit akuzohen nga prokuroria e Tiranës për veprën penale të "goditjes për shkak të detyrës".

Ngjarja për të cilën akuzohen tre të pandehurit ka ndodhur më 2 nëntor të vitit të kaluar. Sipas pretendimeve të të akuzuarve, njëri prej truprojave të biznesmenit Rezart Taçi, ka qëlluar në ambientet e "Capriçio", një lokal në ish-Bllok gazetarin Mero Baze, ndërsa vetë Taçi dhe truproja tjetër e tij kanë ndërhyrë për t'i ndarë.

e.r/NOA

KOMENTE