English

Atentati ndaj Eltar Dedës, për motive politike

Vlorë, 19 shkurt, NOA - Dega e Partisë Socialiste në Vlorë ka reaguar sot në lidhje me tentativën për atentat, ndaj kryetarit të kësaj dege, Eltar Deda. Në një komunikimin me mediat, drejtuesit e kësaj dege kanë theksuar se "atentati ndaj kreut të PS-së ka pasur motive politike".

Pa akuzuar me emra konkrete, drejtuesit e PS-së së Vlorës kanë theksuar se atentati ka qenë pasojë e klimës politike që është krijuar në vend.

Gjithashtu, në reagimin e socialistëve të Vlorës theksohet se kryeministri, Sali Berisha ka ndikuar në acarimin e situatës politike.

Ky reagim i PS-së së Vlorës duket se shton dhe më tepër debatet mes Partisë Socialiste dhe asaj demokratike në momentin që ende nuk është dhënë një zgjidhej për situatën politike në vend.

m.xh/NOA

KOMENTE