Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bandë shqiptare në 3 shtete, ja emrat
English

Bandë shqiptare në 3 shtete, ja emrat

Tiranë, 19 Shkurt NOA - Goditet banda më e madhe e trafikut të lëndëve narkotike. "Lindja e diellit" u kodua operacioni i cili u shtri në tre shtete, Shqipëri, Greqi dhe Itali, ku në pranga ranë 51 person.

Pesë prej të arrestuarve u kapën në vendin tonë. Ata janë Mariglen Hallka, 33-vjeç, lindur e banues në Fier, Fatbardh Kapllani, 34-vjeç, lindur e banues në Kaninë Vlorë, Pilo Zanaj, 28-vjeç, lindur e banues në Vlorë, Daniel Likaj, 23-vjeç dhe Artur Demaj, 37-vjeç, lindur e banues në Vlorë.

Në një konferencë për shtyp Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Kosta Beluri deklaroi se "arrestimi i të sipërcituarve u bë në kuadër të hetimeve për procedimin penal Nr.74 të vitit 2009, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë".

Të arrestuarit janë të dyshuar për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a të Kodit Penal.

Beluri tha se hetimet për këtë procedim penal kanë filluar në datën 19 nëntor të vitit 2009 mbi bazën e akteve të transferuara e Leçes, Itali.

Prokurori Beluri bëri të ditur po ashtu se hetimi është bërë në sajë të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit me sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Kundër Krimit të Organizuar.

"Faktet objekt hetimi i referohen periudhës kohore të viteve 2005-2007. një grup shtetasish shqiptarë në bashkëpunim edhe me shtetas italian dhe grek, kanë kryer veprimtarinë e paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike nga territori shqiptar në atë Italian, kryesisht me gomone", - detajoi z.Beluri.

Ai tha se për faktet objekt hetimi, Guardia di Financa e zonës së Pulias ka sekuestruar lëndën narkotike në gjashtë raste, kryesisht të llojit marijuanë dhe në dy raste edhe lëndë narkotike të llojit heroinë.

Mësohet se pikërisht për këtë operacion kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama, kreu i prokurorisë së krimeve të Rënda Olsian Çela ndodhen në Itali.

e.r/NOA

KOMENTE