English

Dervishaj: Rama të paraqitet në Këshill

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka sesi të marrë në shqyrtim shpenzimet dhe investimet e kryera përmes fondeve të buxhetit, derisa ai nuk vjen dhe të raportojë në mbledhjet e tij direkt lidhur me to. Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryetari i këtij institucioni, Sokol Dervishaj, i cili është në të njëjtën kohë edhe përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të mbërrijë në mbledhjen e Këshillit dhe të raportojë për të gjitha zërat e buxhetit, në mënyrë që këshilltarët të informohen si duhet dhe për rrjedhojë, edhe qytetarët e kryeqytetit se çfarë pune konkrete po bën Bashkia për ta.

"Por në momentin që Rama nuk vjen dhe nuk paraqet dokumenta të sakta, kjo nuk është e mundur të ndodhë", tha Dervishaj lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës argumentoi se raportimi i buxhetit faktik të vitit 2009 bëhet të paktën në fund të 6-mujorit të parë.

n.e/NOA

KOMENTE