English

Haxhinasto: Kompensim për tarifat e ujit

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Qeveria ka në plan të kompensojë tarifat e reja, që pritet të rriten nga Enti Rregullatorë i Ujit. Sipas zëvendësministrit të Punëve Publike, Edmond Haxhinasto, është e nevojshme që të bëhet një studim për familjet që do të përfitojnë nga kjo skemë, e cila do të jetë e ngjashme me skemën e kompensimit të energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, të cilat nuk do të përballojnë rritjen e tarifave të ujit.

Sipas Haxhinastos të gjitha drejtoritë e ujësjellësve do të ristrukturohen, me qëllim që të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët. Drejtoria e Ujsjellësit të Tiranës ka aplikuar për të dyfishuar tarifat e ujit të pijshëm në kryeqytet. Enti Rregullator I Ujit duket se do të miratojë këtë kërkesë, pasi këto drejtori në të gjithë vendin dalin me humbje.

r.l/NOA

KOMENTE