English

Raporti i IAEA: Kujdes! Irani gënjen, po prodhon bombën atomike

Vjenë, 19 shkurt, NOA - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) në një raport të fundit të saj shpreh dyshimet në lidhje me vlerësimin e shërbimit sekret të SHBA-ve se Teherani zyrtar i paska ndaluar në vitin 2003 prodhimet e armëve atomike. Sipas ekspertëve të IAEA-së, një fakt i tillë nuk është aspak i vërtetë dhe se ka shumë mundësi që Irani po punon rreth një programi të tillë. "Përkundrazi vendi nën maskën e zhvillimit të programit të tij atomik civil, duket se ka çuar përpara procesin për prodhimin e armëve atomike", citohet konkretisht në raportin e IAEA-së.

Më tej, ai konfirmon se Irani ashtu siç ka njoftuar, ka arritur të pasurojë masën e parë të uraniumit në 20 për qind.

Sipas raportit në fjalë, një pasurim prej 20 për qind ose më shumë është një sinjal, se Irani mund të punojë për prodhimin e një bombe atomike.

Nga ana e saj, qeveria amerikane reagoi e shqetësuar për raportin e Agjencisë për Energji Bërthamore dhe i bëri thirrje udhëheqjes në Teheran, të sqarojë se çfarë objektivash po ndjek konkretisht me programin e saj atomik.

n.e/NOA

KOMENTE