English

Real Madrid mendon për Mourinjon

Spanjë, 19 Shkurt NOA - Reali i Madridit është në kërkim të një trajneri të ri dhe kjo vjen pasi drejtuesit e klubit dhe tifozeria vendase nuk janë shumë të kënaqur nga puna që po realizon momentalisht tekniku i tyre Pellegrini.

Emri i cili lakohet më shumë në ambientet e këtij klubi është ai i teknikut portugez Jose Mourinjo i cili momentalisht është në drejtimin e zikaltërve të Interit.

Kjo marrëveshje e cila kërkon të realizojë klubi spanjoll është konfirmuar nga shyupi i po këtij vendi dhe në veçanti nga "Marça".

Kjo nuk mbetet vetëm një ide e madrilenëve, pasi me sa duket drejtuesit e klubit tashmë kanë patur kontakte me menaxherin e Mourinjos dhe ai i ka dhënë një rrugë të lirë atyre për të vazhduar këtë marrëveshje.

Pavarësisht nga të gjitha, kjo tratativë duket mjaft e vështirë, pasi Inter nuk ka ndërmend të vazhdojë rrugën e saj pa këtë trajner madje ka qenë vetë portugezi i cili e ka mohuar këtë gjë në një deklaratë për shtyp të dhënë ditën e sotme.

r.b/NOA

KOMENTE