English

Rekordi i paparë, realizon 10 mijë vjedhje në 10 vjet

Yamaguchi, Japoni, 19 Shkurt NOA - Është vërtet një rekord për Guiness ai i vjedhjeve të një hajduti në shtetin japonez i cili ka kryer 1000 plaçkitje apartamentesh në 10 vite.

Katsuyoshi Yamada, një burrë 40 vjeçar tashmë është nën proçes për këto plaçkitje apartamentesh ku e ka pranuar këtë akuzë duke thënë dhe tre zonat në të cilat ai vepronte më shumë dhe ishin pikërisht prefekturat Japoneze të Yamaguchi, Fukuoka dhe Oita.

Ai duhet të përgjigjet për një akuzë e cila përfshin 400 vjedhje me një përfitim të ardhurash të cilat kapin shifrën e 70 milion jen të cilat të kthyera në euro i bien rreth 580 mijë të tilla.

r.b/NOA

KOMENTE