English

Meçani:20 shkurti, fitorja e PD mbi diktaturën

Tiranë, 20 shkurt, NOA - 19 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Partia Demokratike deklaron se respektimi i lirive dhe demokracisë në vend mbetet është një prej objektivave të përhershëm të saj.

Ky është qëndrimi që zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani, mbajti sot në përkujtim të 20 shkurti, duke e cilësuar këtë datë si ditën e ngajdhimit të demokracisë.

"Sot pas 19 vitesh, partia demokratike në pushtet dhe koalicioni i saj qeveritar, dalin përpara shqiptarëve me zotimin solemn se garantimi i lirive dhe të drejtave të tyre, zgjerimi i tyre i vazhdueshëm, mbeten objektivat e përhershëm dhe më madhorë të program të sa", u shpreh Meçani në një konferencë për shtyp.

Meçani thekson se rinia demokratike e 19 viteve më parë arriti të mposht në prej diktaturave më të egra në Europë. "Më 20 shkurt dikatura hoxhiste, e plagosur për vdekje, do të bënte të gjitha përpjekjet që me zjarr e hekur, të rivendoste forcën e saj, do të ndërmerrte ekzekutimin e të rinjve në rrugët e Tiranës, me falangat e saj të drejtuara nga ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, do të akuzonte Partinë Demokratike për terrorizëm dhe do të përpiqej ta nxirrte atë jashtë ligjit", u shpreh ajo.

Zdhënsia e kryeministri, Meçani theksoi se kjo datë është ndër më të simboliken në historinë e vendit duke ndryshuar të ardhmen e vendit. "20 shkurti është Dita e madhe e shembjes së busteve të gjalla të diktaturës hoxhiste, shpartallimit të bllokut-bunker që kishte mbjellë shtypjen më të egër dhe më barbare, persekutimin më të thellë, ekzekutimet, burgosjet, internimet e pothuaj një të katërtës së shqiptarëve dhe kishte zhytur Shqipërinë në varfërinë dhe në izolimin më ekstrem e më të thellë", u shpreh ajo.

Meçani shprehet se 20 shkurti ishte dita kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, e shëndrruan Partinë Demokratike në një nga opozitat më të fuqishme të Evropës ish-komuniste. "Me heroizmin e tyre, studentët, të rinjtë, të rejat, burrat dhe gratë, qytetarët e Tiranës, në piedestalin e diktatorit më gjakësor të evropës, do të vendosnin njëherë e përgjithmonë lirinë e tyre", u shpreh ajo.

m.xh/NOA

KOMENTE