Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot, 19 vjet nga rrëzimi i bustit të Enverit
English

Sot, 19 vjet nga rrëzimi i bustit të Enverit

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Dita e sotme përkon me 19-vjetorin e aktit të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha nga qendra e kryeqytetit shqiptar. Më 20 shkurt 1991, turma të mëdha njerëzish do të vërshonin në zemër të Tiranës, për të rrëzuar simbolin e diktaturës si monument i saj. Statuja 7 metër e lartë prej bronzi ra, duke i dhënë kështu goditjen e fundit diktaturës komuniste dhe hapjen rrugë erës së ndryshimeve demokratike në vendin tonë.

Ndërkaq, studentët në Qytetin Studenti, ishin në grevë kundër qeverisjes komuniste, e cila ishte në grahmat e fundit.

Aktualisht, kjo ditë është kërkuar nga grupime të shumta, që të caktohet si dita kombëtare e viktimave të komunizmit.

n.e/NOA

KOMENTE