English

Reshjet bllokojnë fshatrat në Bulqizë

Bulqizë, 21 shkurt, NOA - Reshjet e borës dhe të shiut kanë sjellë bllokimin e disa zonave në gjithë vendin. Më problematike situata paraqitet në rrethin e Matit, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në rrugët kryesore kanë mbetur të izoluara disa komuna.

Sipas drejtuesve lokalë, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut janë rreth 100 persona që kanë mbetur të izoluar në zonën e Matit dhe në komunën Xibër, Ostren dhe Trebisht.

Drejtuesit lokal dhe policia rrugore kanë marrë masat për shmangien e aksidenteve.

Ndërkohë që Drejtoria e Emergjencave Civile në Tiranë është duke monitoruar situatën dhe ka dhënë udhëzimet përktëse.

E njëjta situata paraqitet dhe në disa zona të tjera, si Korçë dhe Fier.

m.xh/NOA

KOMENTE