Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sonte jam vetëm , në Teatrin e Metropolit
English

"Sonte jam vetëm", në Teatrin e Metropolit

Tiranë, 21 shkurt, NOA, Milena Selimi - Është shfaqur me sukses mbrëmë në Teatrin e Metroplit, "Sonte jam vetëm" drama me regji të Enver Petrovcit dhe në lojën e aktorëve Niada Saliasi dhe Ilir Tafa. Publiku arriti të kuptojë se kjo shfaqje nuk mund të shikohet vetem nga një aspekt, por ajo është e ndërtuar në disa rrafshe dhe kap dimensione të ndryshme dramatike duke u nisur nga drama njerëzore, vetmia e individit, po ashtu ajo na vetëdijeson për rolin e dashurisë në jetën e përditshme dhe roli i saj (dashurisë) në ndërtimin e balansës shpirtërore dhe kthesave emocionale në racionalen.

Kjo shfaqje me mjeshtëri i ikën kurthit të monotonisë duke krijuar një ritëm të shpejtë dhe elastik me një mizanskenë interesante, sidomos kur kemi parasysh se ne hapësiren skenike na paraqiten vetëm dy aktorë të cilët vazhdimisht bartin presionin e ritmit të cilin e kalojnë suksesshëm.

Aktorët Niada Saliasi dhe Ilir Tafa, me mjeshëtri i mbajnë sekretin e identitetit të personazhit që për spektatorin është një kureshtje shtese për ta përcjellë me shumë vëmendje rrjedhën e ngjarjes ata janë të mishëruar aq fort për karaktere sa që në asnjë moment nuk vërehet shkëputja nga personazhi që herë është tragjik herë komik në natyrën e tij. Kthesat në karakter të herë njërit e herë aktorit tjetër janë aq të natyrshme dhe shumë mirë të transformueshme saqë na fusin në lajthitje dhe prapë na kthejnë në realitetin e vetë ngjarjes.

"Sonte jam vetëm" do të vazhdojë të shfaqet për spektatorin në datat 21, 27 dhe 28 shkurt 2010.

Sonte jam vetëm

Autori : Andre Pol Antoan

Regjia:Enver Petrovci

Interpretojne :Ilir Tafa dhe Niada Saliasi

Skenografia:Blendina Xhema

Kostumet:Nora Qerreti

Muzika:Hekuran Krasniqi

m.s/NOA

KOMENTE