Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhimitër Anagnosti, libër për kineastin
English

Dhimitër Anagnosti, libër për kineastin

Tiranë, 22 shkurt, NOA / Milena Selimi - "Filmi është një art kohor. Nuk ngjan me një pikturë, por është si një muzikë simfonike. Jashtë kohës industriale, filmi është një kohë tjetër, pa rregulla të përcaktuara". Janë mendimet e para që kam shkëmbyer me kineastin Dhimitër Anagnosti vetëm dy vjet më parë. I cilësuar si regjisori më i mirë në vitin 2009 në Çmimet Kult, prej disa vitesh kineasti ka thyer mitin e rehkisorit hermetik.

Ka vendosur të ‘flasë', këtë herë me dy vepra, të cilat botohen për herë të parë për publikun e kinemasë. "Nata e trokitjeve në xhama", drama e tij e realizuar në Teatrin Kombëtar, që mban firmën e tij si dramaturg dhe regjisor dhe "Skenarë letrarë për filma artistikë", dy vepra të botuara nga shtëpia botuese Toena.

Dhimitër Anagnosti ka kërkuar para së gjithash të tregojë histori rreth njeriut, karakterit njerëzor, individit universal, duke e çuar rrëfimin filmik drejt "energjisë së tij vitale". Ka dashur të tregojë njeriun, në të cilin bashkëjeton gëzimi dhe hidhërimi, dashuria dhe urrejtja, zilia dhe intriga, njeriun me skllavëritë e momentit (nëpërmjet gjetjes- metaforë në sistemin komunist) dhe, sot, pavarësisht sistemit është përpjekur të gjejë tek ky njeri aspiratat e tij të mëdha për të ecur përpara, ikje-ardhjet dhe rrënjët në vendin e origjinës. Çdo film, (në fakt rreth 19 si regjisor) në të vërtetë ka hapur porta të reja, duke na lejuar të hyjmë në kompleksin e universit të regjisorit, që në qendër të gjithçkaje vendos njeriun, karakterin njerëzor, me frikërat e tij, luftën dhe përpjekjen për të qenë i lirë dhe i lumtur.

Për këtë arsye, profesionalizmi i autorit, aftësia e tij për të ndërtuar në detaje çdo pasazh të parabolës artistike krijuese, ngjyrat e forta të dekorit të kontrasteve, e bëjnë unik këtë regjisor të mençur dhe të rreptë, kritik ndaj vetes dhe gjithçkaje që ndodh në sheshxhirim, të pakfjalshëm dhe të pakapshëm në kërkimet e tij filmike, e bëjnë të ekzistojë përgjatë një 40-vjeçari, një kinema me emrin Anagnosti.

Një kërkim i vazhdueshëm rreth njeriut, brenda tij dhe jashtë tij, gjithmonë e më preciz në detajin. As më shumë dhe as më pak, por një lëvizje estetike e kronometruar perfekt rreth njeriut, karakteri. Anagnosti na rrëfen se ka bërë ç'ka dashur, në filmat e tij, edhe atëhere, edhe sot. Skalit një Kadri Roshi dhe e bën të pavdekshëm me "kujdestar surrat patate" në "Lulëkuqet mbi mure", ndërsa rrënqeth tërë ekranin e madh kur projekton sytë e fëmijëve të jetimores teksa ndjekin poezinë "Anës lumenjve" në një interpretim monumental nga aktori i mirënjohur Timo Flloko.

Të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me Marigonë, që e stërmundon ndërsa përpiqet t'i shpëtojë baltës dhe llohës që se lë të ecë përpara nga barra e shpinës, apo me Vangjelin që "tërbohet" ndërsa është duke u tallur nga i gjithë fshati, apo me Marjana Kondin, që arrin ta largojë nga komedia (pa menduar kurrë se ai edhe mundet të gabojë) duke e sjellë në një film dramatik.

Një sy kineasti i pagabueshëm që thuhet nga aktorët me të cilët ka punuar se "Ai nuk të lë kurrë të mbytesh". Dhimitër Anagnosti është nga kineastët e vetëm që ka aftësinë të jetë brenda dhe jashtë botës së kinemasë, që si një asket e di se mund të influencojë me prezencën, ose mosprezencën e tij ditë pas dite.

Duke kontrrolluar të gjitha aspektet e filmit, ai mbetet unik në fillesën dhe vazhdimësinë e realizmit të një filmi, duke punuar me teorinë e përjashtimit dhe jo të justifikimit, me aftësinë për të kuruar të gjithë dialogët dhe montazhin, me dëshirën për të refuzuar disa kushte që për të mbeten të pakapërcyeshme dhe parime të mëdha, pasi ai thotë se"Nuk nisem të pasqyroj ngjarjet, pasi filmi nuk është një pasqyrim fotografik, por pasqyroj njerëzit mbi përgjithësimet filozofike, karakteret dhe magjinë e tyre"..

m.s/n.e/NOA

KOMENTE