English

Kavushoglu: Topi zbatoi rezolutën e KiE

Tiranë, 22 shkurt, NOA Update- Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Kavushoglu, ka vlerësuar rolin e Presidentit Topi në gjetjen e konsensusit mes palëve për situatën politike në vend.

Pas takimit me delegacionin e KiE-së, zyra e shtypit të presidencës njofton se delegacioni i KiE-së ka vlerësuar rolin e kreut të shtetit dhe e ka cilësuar atë si politikanin e parë që vuri në zbatim Rezolutën e Këshillit të Europës për situatën politike në Shqipëri.

"Zoti Kavushoglu vlerësoi rolin pozitiv të Presidentit Topi në thirrjen dhe mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës duke theksuar se "është udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës", thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës në lidhje me takimin.

m.xh/NOA

KOMENTE