English

Lirohen tre aktivistët e Vetëvendosjes

Prishtinë, 23 shkurt, NOA - Janë liruar gjatë orëve të pasdites tre aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje", të cilët u arrestuan paradite nga gjykata Komunale e Prishtinës.

Lajmi bëhet i ditur nga policia, ku sqarohet se të arrestuarit Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni dhe Blerim Maqastena, tashmë janë lënë të lirë nga autoritetet policore.

Ndërkohë lirimin e tre aktivistëve të saj e kanë konfirmuar edhe nga lëvizja "Vetëvendosje".

Kjo e fundit, arrestimin e këtyre tre aktivistëve e ka komentuar si një akt i cili tregon qartazi se EULEX-i në bashkëpunim me institucionet vendore që i ka nën kontroll, pra gjykatat dhe policia, kanë filluar përndjekjen e hapur kundër kësaj lëvizje dhe aktivistëve të saj.

Sipas lëvizjes Vetëvendosje, këto arrestime nuk mund të kuptohen si rast i ndarë prej procesit kundër Albin Kurtit.

n.e/NOA

KOMENTE