Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Privatizohen 430 prona të ushtrisë
English

Privatizohen 430 prona të ushtrisë

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Janë 430 objekte dhe prona që kanë qenë në administrimin e ministrisë së Mbrojtjes që tashmë do ti nënshtrohen procesit të privatizimit. Në një njoftim zyrtar të ministrisë së mbrojtjes bëhet e ditur se për këto prona do të ndiqet procedura e privatizimit.

"Në vijim të objektivit të qeverisë për privatizimin e aseteve të tepërta që janë në administrim shtetëror, Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe i ka dërguar Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, rreth 430 prona të lira, të cilat do t'i nënshtrohen procesit të privatizimit", thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes.

Gjithashtu, sqarohet se këto prona janë nxjerrë të lira, pasi nuk bëjnë pjesë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura të miratuar nga Presidenti i Republikës. Procesi i identifikimit të pronave që nuk janë në përdorim efektiv ka filluar disa muaj më parë dhe do të vazhdoj deri në identifikimin e plotë të pronave të tepërta.

"Tashmë po flasim për bllokun e parë të pronave që i janë dërguar Ministrisë përkatëse, ndërsa në të ardhmen Forcat e Armatosura nuk do të administrojnë asnjë pronë, e cila nuk është e nevojshme për zhvillimin strategjik të tyre", thuhet në njoftimin e minisrtrisë së mbrojtjes duke garantuar se procesi do të bëhet në transparencë të plotë.

m.xh/NOA

KOMENTE