English

Ranieri kërkon Europa League

Romë, 24 Shkurt NOA - Tekinku i kryeqytetasve të ekipit të Romës Klaudio Ranieri ka shprehur dëshirën tij për të marrë trofeun e Europa League, ku në rast fitoreje ai do të kthente një trofe evropian në kryeqytet, pas 50 vitesh.

Ai ka deklaruar se për ekipin e tij ky mbetet një ndër objektivat kryesore të këtij sezoni. Duke parë që Roma po kalon një formë të shkëlqyer dhe po arrin të marrë shumë rezultate pozitive mund të themi se ai mbetet një ndër ekipet favoritë për fitimin e këtij trofeu.

Për sa i përket këtij kompeticioni Roma e ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë me Panathinaikos dhe në Greqi ata humbën në minutat e fundit të garës me rezultatin 3 me 2 në favor të vendase.

Ranieri ka deklaruar se momentalisht objektivi kryesor i tij është që ekipi i Romës të kthejë rezultatin e marrë në Athinë dhe sipas tij, skuadra e tij ka ende 50 % të mundësive për të kaluar këtë fazë dhe të vazhdojë më tej në këtë trofe.

r.b/NOA

KOMENTE