Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Ligji i SHISH të diskutohet me PS
English

Shalsi: Ligji i SHISH të diskutohet me PS

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka deklarua sot me anë të deputetit, Eduard Shalësi se qeveria duhet të diskutojë me opozitën dhe shoqërinë civile ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar.

"Partia Socialiste është e vendosur të mbrojë me çdo mjet demokratik institucionet e pavarura ndaj dhe e paralajmërojmë Sali Berishën të heq dorë nga skenari satanik i uzurpimit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i rikërkojmë vendosmërisht që ketë ligj të rëndësishëm ta bëj pjesë të një diskutimi të hapur dhe transparent me opozitën, shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë", u shpreh Shalësi.

Ai shtoi se legjitimiteti i një qeverie duket, jo vetëm në datën e zgjedhjeve, por edhe në mënyrën sesi drejton më vonë.

"Legjitimiteti demokratik i një qeverie nuk buron thjesht dhe vetëm nga data e zgjedhjeve. Legjitimiteti demokratik i një qeverie provohet dita-ditës me mënyrën se si përballon sfidat e zhvillimit dhe me mënyrat se si zgjidh situatat problematike të reja dhe të papritura që dalin", u shpreh Shalësi.

m.xh/NOA

KOMENTE