English

U falet prona "Motrave të nënë Terezës"

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Këshilli i ministrave vendosi gjatë mbledhje së sotme që tuj pa në pronësi pa shpërblim, një pronë misionit të bamirësisë "Motrat e nënë Terezës".Zyra e shtypit e qeverisë sqaroi sot se vendimi ka të bëjë me një pronë shtetërore.

"Misioni bamirësisë "Motrat e Nënë Terezës" është i pranishëm në Shqipëri prej vitit 1991. Misioni e ushtron veprimtarinë e tij në një godinë e ndërtuar mbi një truall që është në pronësi të shtetit. Për të shmangur zhvendosjen fizike të misionit bamirës nga ambientet, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit, vendimi parashikon dhënien në pronësi të tokës shtetërore këtij misioni", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave në lidhje me kalimin e pa shpërblim të pronës që ka misioni "Motrat e nënë Terezës".

m.xh/NOA

KOMENTE