English

Arrestohet duke vjedhur argjendarinë

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Një 21 vjeçar është arrestuar mesditën e djeshme, ndërsa ishte duke vjedhur një argjendari në qytetin e Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga policia e kryeqytetit, e cila thotë se 21 vjeçari, Dorjan Sotiri, ka tentuar të vjedh argjendarinë në orën 15.15 të ditës së djeshme.

"Arrestimi i tij u bë sepse dje rreth orës 15.15, në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë është kapur në flagrancë, duke vjedhur unaza floriri në argjendarinë në pronësi të një shtetasi. Materialet hetimore në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të vjedhjes parashikuar nga neni 134 i kodit penal", thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës", thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës .

m.xh/NOA

KOMENTE