English

Libertadores, fitojnë Ronaldo dhe Adriano

Brazil, 25 Shkurt NOA - Për sa i përket Kupës së Libertadores e cila zhvillohet në Amerikën e Jugut, fitues kanë dalë ekipet respektive të Flamengos së Adrianos dhe Corinthians të Ronaldos.

Libertadores, e cila është dhe Champions League e Amerikës së Jugut është trofeu më i rëndësishëm për ekipet e këtij vendi.

Adriano i cli është në radhët e Flamengos arriti të realizonte një gol në fitoren e tyre me rezultatin 2 me 0 kundrejt Universidad Catolica.

Në ndeshjen tjetër Ronaldo nuk arriti të shënonte, por ekipi i tij i Corinthians arriti të fitonte me rezultatin 2 me 1 kundër ekipit të Racing falë dopietës së Elias, i cili ktheu rezultatin në favor të ekipit të tij, pas golit të parë të shënuar nga Cauterucio.

r.b/NOA

KOMENTE