English

Tualeti në avion, tani vetëm për femrat

Japoni, 25 Shkurt NOA - Nëse je mashkull dhe ke nevojën për të shkuar në banjë ndërsa je në fluturim dhe s'ke alternativë tjetër, me një vendim që hyri në fuqi, harroje se mund të kryesh atë nevojë brenda avionit.

Nga sot e tutje, do të jenë fluturime në të cilat tualeti do të jetë vetëm për pasagjerët e seksit femër, ka qenë ky vendimi i marrë nga All Nippon Airways e cila është kompania e dytë ajrore në Japoni.

Kjo gjë erdhi si pasojë e shumë kërkesave nga pasagjeret e kësaj kompanie ajrore dhe vendimi u mor pikërisht ditën e djeshme.

Kjo do të thotë se duke filluar që nga kjo javë, fluturimet e kësaj kompanie do të kenë tualetin vetëm për përdorimin e femrave.

Gjithashtu thuhet se arsyeja kryesore e kërkesës së tyre për këtë vendim ishte përdorimi i tualetit nga meshkujt të cilët konsideroheshin si jo higjienikë nga femrat, duke bërë të mundur që pasagjeret e kësaj kompanie të realizonin kërkesën e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE