English

Zbulohet arsenal armësh në Krujë

Krujë, 25 shkurt, NOA - Një arsenal i varte armësh luftarake është zbuluar dje nga policia në qytetin e Krujës. Policia e qarkut Durrës bënë të dituar se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sulejman Hoxha, janë gjetur armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Bëhet fjalë për dy armë zjarri, automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm, 1 pushkë 20-tëshe, model 63 e kalibrit 7.62 mm. Një pushkë 10-tëshe, model 56 e kalibrit 7.62 mm.

Gjithashtu janë kapur dhe 490 copë fishekë pistolete model 54 dhe 35 copë fishekë automatiku model 56.

Sipas policisë, "shtetasi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake më datë 15.02.2010".

Ndërkohë që Hoxha nuk ka pasur probleme të mëparshme me politike dhe nuk është i dënuar asnjë herë.

m.xh/NOA

KOMENTE